Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, pas përfundimit të numërimit të votave nga KQZ, tha se partia e tij doli më e votuara.
“PDK – Partia më e votuar në Kosovë!”, ka shkruar ai.
Sipas Krasniqit, rezultati me mbi 187,500 vota “tregon qartë se qytetarët e Kosovës kanë besuar përsëri në vizionin e PDK-së për zhvillim dhe qeverisje të mirë”.
“Pas përfundimit të numërimit të votave nga KQZ, me mbi 187,500 vota, qytetarët e Kosovës folën qartë edhe në këto zgjedhje lokale: besimi, organizimi dhe vizioni i Partisë Demokratike të Kosovës për zhvillim kanë fituar sërish”, ka deklaruar ai.

Krasniqi ka falënderuar mbështetësit e partisë së tij, si dhe aktivistët për angazhimin.
“Ky rezultat është dëshmi e punës sonë të përbashkët, e çdo kandidati, anëtari, aktivisti dhe qytetari që beson se Kosova mundet ma mirë. Faleminderit për çdo votë. Faleminderit për besimin tuaj. Puna jonë vazhdon. Në çdo komunë, për çdo qytetar!”.



