spot_img
E hënë, 6 Prill, 2026
13:36
HomeKosovaKrasniqi: Trump e sheh Kosovën mes temave në mandatin e tij, Kurti...

Krasniqi: Trump e sheh Kosovën mes temave në mandatin e tij, Kurti bllokon me kryeneçësi

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi po e vlerëson tejet të rëndësishme qasjen e presidentit amerikan, Donald Trump i cili tha se në mes të krizave globale me konflikte, zgjodhi ta përmend Kosovën.

Ai u shpreh se ky fakt, është tejet pozitiv, megjithatë duhet menduar se si kryeneçësia e Albin Kurtit po i lë të bllokuara institucionet e vendit.

- Advertisement -

”Është i mirëseardhur fakti që presidenti Trump, për herë të parë në shumë e shumë kohë, po e përmend Kosovën. Dhe përkundër faktit që prioritetet e diplomacisë amerikane tashmë dihen që ndërlidhen me konfliktet kryesore në vend, duke përfshirë luftën mes Izraelit dhe Iranit por dhe luftën mes Rusisë dhe Ukrainës, si dhe vatra të tjera të krizës, unë e shoh pozitivisht faktin që Trump e përmend edhe Kosovën dhe e sheh si një nga temat që do të merret gjatë mandatit të tij”.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat