spot_img
E diel, 12 Prill, 2026
11:25
HomeKosovaKrasniqi: Vendimi duhet të zbatohet menjëherë

Krasniqi: Vendimi duhet të zbatohet menjëherë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se me aktgjykimin e sotëm, Gjykata Kushtetuese dha qartësi se zgjedhja e kryetarit dhe nënkryetarëve të kuvendit duhet të ndodhë brenda 30 ditëve.

Krasniqi tha se siç kanë theksuar që në fillim, rendi i ditës i seancës konstituive nuk mund të ndryshohet sipas dëshirës dhe askush nuk ka të drejtë të imponojë votim të fshehtë pa bazë kushtetuese dhe pa procedurë të rregullt.

- Advertisement -

“Gjatë tërë kësaj kohe, Partia Demokratike e Kosovës ka vepruar me përgjegjësi, seriozitet dhe konstruktivitet. Kemi ofruar zgjidhje, jo bllokim. Kemi kërkuar respektimin e rendit demokratik, jo skema për ta shtyrë apo thelluar krizën institucionale. E kemi përkrahur me ekspertizë dhe jemi bashkuar me iniciativën e AAK-së për sqarim kushtetues, sepse besojmë fuqishëm se demokracia mbrohet përmes ligjshmërisë dhe transparencës”, tha Krasniqi.

Tutje, ai u shpreh se u vjen mirë që Kushtetuesja i dha fund lojës, sipas tij, të qëllimshme nga koalicioni VV-Guxo-Alternativa, duke e bërë të qartë se ata nuk kanë të drejtë ta bllokojnë procesin dhe se kuvendi duhet të konstituohet brenda 30 ditëve.

- Advertisement -

“Ky aktgjykim duhet të zbatohet menjëherë. Sa më shpejt, aq më mirë për vendin. PDK do të vazhdojë të jetë pjesë e zgjidhjes edhe më tej. Urojmë që edhe palët e tjera të veprojnë në të njëjtin frymë. Mjaft kohë është humbur – tani t’i japim epilog kësaj çështjeje”, tha ai.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat