Albert Krasniqi, nga “Demokracia Plus”, ka thënë se zgjedhjet nuk mund të shpallen kaq lehtë e as të ju merret mandati deputetëve.
Ai ka thënë se në raste kur votohet kundër Qeverisë ose Presidentit, deputetët e dinë pasojën që do të shkojnë në zgjedhje.
Por, në këtë rast thotë ai nuk mund të ju merren mandatet deputetëve pse ata nuk shkuan në sallë.
“Zgjedhjet nuk mund të shpallen kaq lehtë, mandati i deputetëve nuk mund të merret kaq lehtë. Rastet kur humbet mandati, deputetët janë të vetëdijshëm, votojnë kundër Qeverisë ose Presidentes, këtë rast nuk është në dorë të deputetëve sepse dikush nuk e ka vënë në lëvizje një procedurë”, ka thënë ai në “Pressing”.



