spot_img
E premte, 21 Nëntor, 2025
06:44
HomeKosovaZgjedhjet 2025Krasniqi zhvillon takim me ambasadorin Hargreaves

Krasniqi zhvillon takim me ambasadorin Hargreaves

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, sot është takuar me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Jonathan Hargreaves, takim në të cilin ata kanë diskutuar për zgjedhjet e 9 shkurtit, si dhe zhvillimet e tjera aktuale në vend.

Mund të jetë një imazh i 3 persona dhe shah

- Advertisement -

Në njoftimin e PDK-së, thuhet edhe se Krasniqi e ka njoftuar ambasadorin britanik për programin e kësaj parti dhe të kandidatit të saj për kryeministër, Bedri Hamza.

Mund të jetë një imazh i 6 persona dhe teksti

- Advertisement -

Postimi i plotë:

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka pritur sot në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ku kanë diskutuar për zhvillimet aktuale në vend, me theks të veçantë mbarëvajtjen e fushatës zgjedhore.

Kryetari Krasniqi e njoftoi ambasadorin Hargreaves me vizionin dhe programin e PDK-së dhe të kandidatit tonë për kryeministër, Bedri Hamza, i cili ka në fokus zhvillimin ekonomik, përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve dhe forcimin e marrëdhënieve me aleatët ndërkombëtarë të Kosovës.

“Kosova mundet ma mirë” po mirëpritet anë e kënd Kosovës, me një mobilizim dhe përkrahje masive nga qytetarët.

Partia Demokratike e Kosovës është e përkushtuar të japë kontributin e saj për një proces zgjedhor të lirë, transparent, fer dhe demokratik.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat