Në kuadër të aktiviteteve shtetërore në shënim të 28-vjetorit të Epopesë së UÇK-së, krerët e shtetit, sot në ditën e dytë të këtij manifestimi, do të bëjnë homazhe në Kompleksin memorial “Adem Jashari”, në Prekaz.
Nga ora 10:00, drejtues të institucioneve qendrore dhe lokale pritet të bëjnë homazhe në Kompleksin memorial “Adem Jashari”, në Prekaz.
“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bënë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, thuhet në njoftimin e zyrës për informim të Kryeministrit.
Homazhe janë paraparë edhe nga të gjitha komunat e vendit dhe në të gjitha komplekset memorialë të dëshmorëve.
Kurse nga ora 19:00, në Prishtinë, është paraparë akademi përkujtimore për Epopenë e UÇK-së.
Agjenda për ditën e dytë, 6 dhe 7 mars, të Epopesë së UÇK-së
10:00 – Krerët e shtetit homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz;
10:00–12:00 – Homazhe nga përfaqësuesit komunalë në Kompleksët Memoriale të dëshmorëve;
13:00 – Ekspozitë “Tri ditë që ndryshuan historinë” e organizuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës;
19:00 – Akademi përkujtimore për Epopenë e UÇK-së, me pjesëmarrje artistike nga Opera dhe Filarmonia e Kosovës në Pallatin e Rinisë (Salla e Kuqe);
21:00 – Mbyllja e ceremonisë.
7 Mars
18:00 – Nata e Zjarreve në Prekaz;
18:15 – Ndezje e flakadanëve në shtatë rajonet e Republikës së Kosovës;
19:00 – Program artistik në sheshin “Adem Jashari” në Skenderaj.
Kujtojmë se sulmi i gjerë që Serbia e kishte ndërmarrë në Drenicë për të eliminuar Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës ishte kthyer në një rrethim të hekurt për Lagjen e Jasharëve në Prekaz, që ishte qendra dhe simboli i luftës për liri në Kosovë.
Kjo ngjarje e rëndë më 5, 6 e 7 mars të vitit 1998 kishte ngritur çështjen e Kosovës në krye të agjendës botërore, dhe vazhdon të jetë një kujtim i lavdishëm për historinë e kombit tonë.



