spot_img
E enjte, 20 Nëntor, 2025
22:37
HomeKosovaZgjedhjet 2025Kreu i LDK-së e quan “dridhje elektorale” tubimin në Hajvali

Kreu i LDK-së e quan “dridhje elektorale” tubimin në Hajvali

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka vazhduar takimet me qytetarë të shumtë ndërsa Kosova i afrohet zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Mund të jetë një imazh i 1 person, turmë dhe teksti

- Advertisement -

Ndalesa e radhës ishte në Hajvali, ku një numër i madh i simpatizantëve u mblodhën për të dëgjuar vizionin e Abdixhikut për Prishtinën.

Mund të jetë një imazh i ndriçimi, altoparlant dhe turmë

- Advertisement -

Edhe në këtë tubim, Abdixhiku prezantoi planin ambicioz të LDK-së për të investuar 1.5 miliard euro në kryeqytet, duke përfshirë projekte si: Unaza e Kryeqytetit, Stadiumi i Ri dhe Qendra e Sportit, Parku Teknologjik dhe Spitali i Ri, Mësimi Tërëditor, etj.

Mund të jetë një imazh i 1 person, ndriçimi, turmë dhe teksti

“Me 1.5 miliard euro investime për Prishtinën, me transformimin rrënjësor me Unazën e Kryeqytetit; Stadiumin e Ri e Qendrën e Sportit, me Parkun Teknologjik e Spitalin e Ri, me mësim tërëditor për 28 mijë fëmijë në Kosovë – Prishtina, banorët e Kryeqytetit më 9 shkurt e fitojnë shtetin që i bllokonte për 4 vjet rresht! 1.5 miliard euro për Prishtinën! Ky është zotimi ynë!”, ka shkruar mes tjerash Abdixhiku.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat