spot_img
E premte, 6 Shkurt, 2026
23:35
HomeKosovaKreu i LDK-së takohet me Ambasadorin gjerman, flasin për situatën politike dhe...

Kreu i LDK-së takohet me Ambasadorin gjerman, flasin për situatën politike dhe për…

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka pritur sot në takim ambasadorin e Gjermanisë në Prishtinë, Rainer Rudolph.

Në një njoftim të LDK-së, thuhet se në këtë takim është folur për aktualitetin politik, qëndrimin e LDK-së për situatën politike dhe domosdoshmërinë për krijimin sa më të shpejt të institucioneve të reja dhe funksionale.

- Advertisement -

“Kryetari Abdixhiku theksoi nevojën urgjente për stabilitet institucional dhe përgjegjësi politike, duke nënvizuar pritjet e qytetarëve për një shtet që u shërben atyre, garanton zhvillim dhe mirëqenie”, thuhet në njoftimin e LDK-së.

Postimi i plotë:

- Advertisement -

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, priti në takim Ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, z. Rainer Rudolph.

Gjatë takimit u diskutua për zhvillimet aktuale politike në vend, qëndrimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës lidhur me këtë situatë, si dhe domosdoshmërinë për formimin sa më të shpejtë të institucioneve të reja dhe funksionale.

Kryetari Abdixhiku theksoi nevojën urgjente për stabilitet institucional dhe përgjegjësi politike, duke nënvizuar pritjet e qytetarëve për një shtet që u shërben atyre, garanton zhvillim dhe mirëqenie.

Po ashtu, kryetari Abdixhiku shprehu mirënjohje të veçantë për përkrahjen e vazhdueshme që Gjermania ka dhënë dhe vazhdon të japë për Kosovën, në të gjitha fazat e zhvillimit dhe konsolidimit demokratik të saj, duke e cilësuar Gjermaninë si një partnere kyçe dhe aleate të rëndësishme të Republikës së Kosovës.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat