spot_img
E shtunë, 25 Prill, 2026
14:11
HomeKosovaKreu i PDK-së e quan manovër ofertën e Kurtit: Nuk propozojmë kandidatë

Kreu i PDK-së e quan manovër ofertën e Kurtit: Nuk propozojmë kandidatë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka bërë të ditur se partia e tij nuk do të propozojë emra për president, pas ofertës së Vetëvendosjes që PDK-ja dhe LDK-ja të nxjerrin tre emra për kandidatë për president.

Propozimin e ri të LVV-së, ai e ka quajtur manovër të kryeministrit Albin Kurti.

- Advertisement -

“Ne jemi parti të ndryshme. PDK-ja e LDK-ja janë subjekte në vete. AAK-ja është në vete. S’e ka ftuar fare. Me LDK-në ka tjera oferta, me PDK-në kemi diskutuar për presidentin. S’është çështje e rehatimit të individit, por çështje serioze që ka mundur të diskutohet në tavolinë kur ishim bashkë, por s’ka pasur seriozitet nga VV-ja e s’ka as tash”, ka thënë ai në holl të Kuvendit para seancës së jashtëzakonshme.

LVV-ja fton PDK-në e LDK-në të propozojnë tre emra për president

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat