spot_img
E shtunë, 11 Prill, 2026
18:49
HomeKosovaKreu i PDK-së paralajmëron dërgimin e lëndës në Kushtetuese

Kreu i PDK-së paralajmëron dërgimin e lëndës në Kushtetuese

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, njoftoi se partia e tij ka përgatitur një lëndë për shkelje kushtetuese në dy seancat e fundit të Kuvendit të Kosovës.

Pas takimit me presidenten Vjosa Osmani, Krasniqi paralajmëroi se nëse shkeljet vazhdojnë, PDK-ja është e gatshme ta dërgojë këtë çështje në Gjykatën Kushtetuese, duke theksuar se përgjegjësinë për vendimin e merr presidentja Osmani.

- Advertisement -

“Unë besoj që këtë diskutim e kemi pasur herën e kaluar, por i takon presidentes të marrë një vendim të tillë. Unë nuk mund të them se a do ta dërgoj , unë mund t’ju them që PDK-ja tashmë e ka lëndën gati për shkelje kushtetuese që janë bërë në mënyrë të qëllimshme dhe të vetëdijshme në dy seancat e kaluara, e që mund të ndodhin përsëri nesër nëse nuk ndryshon qasja e Kryesuesit të seancës dhe e VV-së”, tha Krasniqi.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat