spot_img
E premte, 21 Nëntor, 2025
18:15
HomeSiguriaPoliciaKrim i rëndë në Lipjan: Gjendet trupi i një burri të groposur,...

Krim i rëndë në Lipjan: Gjendet trupi i një burri të groposur, dyshohet për vrasje

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Në fshatin Baincë të Lipjanit është gjetur i vdekur dhe i groposur një burrë. Dyshohet për vrasje të rëndë, ka konfirmuar për media zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Trupi i viktimës është dërguar për obduksion në IML, tha Ahmeti.

- Advertisement -

Raportohet se trupi i viktimës është gjetur nga familjarët, ndërsa i njëjti fillimisht ishte raportuar si person i zhdukur.

Konfirmimi i plotë:

- Advertisement -

Sot rreth orës 12:00, më fshatin Baicë të Lipjanit, është gjetur i groposur një trup i pajetë (ende i paidentifikuar). Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, kanë nisur veprimet procedurale, ndërsa trupi është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi dhe identifikim.

Bazuar në rrethanat fillestare, dyshohet për vrasje të rëndë.

Aktualisht hetuesit janë duke punuar për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e viktimës.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat