spot_img
E mërkurë, 8 Tetor, 2025
07:27
HomeKosovaPrishtinaKrimba dhe insekte në ushqimin e studentëve në Mensë

Krimba dhe insekte në ushqimin e studentëve në Mensë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Studentët të cilët janë banues në Qendrën e Konvikteve dhe ushqehen në hapësirat e Mensës së Studentëve, kanë raportuar për disa ankesa në mënyrën e përgatitjes së ushqimit.

Mund të jetë një imazh i rriqër, kërmill dhe ushqime

- Advertisement -

Organizata për mbrojtjen e mjedisit Gjethi ka publikuar disa fotografi ku në pjatat e studentëve shihen krimba dhe insekte në ushqim.

Mund të jetë një imazh i rriqër dhe ushqime

- Advertisement -

“Aty shihen krimba dhe insekte në ushqim. Shihet omëleta i përgatitur se bashku me gëzhojën e vezës. Shihen fijet e qeseve të plastikes po ashtu në ushqim. E mos të flasim për qimet dhe grumbujt e leshit që i gjejnë shumë shpesh sipas asaj që na thanë studentët”, thuhet mes tjerash në njoftim.

Mund të jetë një imazh i biryani

Postimi i plotë pa ndërhyrje:

SKANDALOZE: Trajtim çnjerezor i studenteve permes ushqimit ne mensen e studenteve, Qendra e Studenteve te Universitetit Publik te Prishtines.

Se rinia eshte e ardhmja qe duhet pasur kujdesin me te madh dhe te investojme ne cdo aspekt, vetem kosovaret e thone por ne realitet veprojne totalisht te kunderten. Fotot e meposhtme te rrenqethin trupin deri ne alivanosje dhe tregojne se tashme kemi tejkaluar cdo kufi moral e cfaredo tjeter.

Nga nje grup ne viber i studenteve, Gjethi mori fotot qe tregojne realitet i cili nuk iu ka bere as te burgosurve armiq qe nga lufta e 2 boterore.

Aty shihen krimba dhe insekte ne ushqim. Shihet omëleti i pergatitur se bashku me gezhojen e vezes. Shihen fijet e qeseve te plastikes poashtu ne ushqim. E mos te flasim per qimet dhe grumbujt e leshit qe i gjejne shume shpesh sipas asaj qe na thane studentet.

Po sipas studenteve, ky trajtim se paku çnjerezor  potencialisht edhe kriminal per mundesine e helmimit dhe perhapjen e semundjeve/ pandemive po vazhdon i panderprere tash e sa kohe. Tregohet se studentet tashme jane te traumatizuar dhe shume prej tyre kane hequr mensen si opcion ushqimi edhe pse kishim filluar me heret.

Ftojme Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit qe te marrin masat e duhura sa nuk kemi arritur te pandemia sepse etika e punes tashme e dime qe ka shkuar per lesh, dhe ne te njejten kohe te ndeshkohem pergjegjesit. Edhe pse disave posaqerisht nga shtresa e pasur po ju intereson  kjo pune sepse femijet e tyre studjojne ne universitete private ne Kosove dhe jashte, shtresa mesatate dhe e varfer te cilet gjithashtu jane kosovari kane kryesisht femijet tyre ne qendren e studenteve. Dhe pa marre parasysh faktin se sherbimi i ushqimit ne mense eshte 25 euro/muaj, eshte obligim ligjor, profesional e moral i organeve kompetente qe ushqimi i servuar ne mense te jete se paku i pastertise dhe kualitetit mesatar. Pa marre parasysh  pagat e supozuar te uleta te punonjesve aty apo edhe pagesen e ulet te sherbimit, asnje prind the femije kosovar nuk ia ka borgj askujt trajtimin e ketille çnjerezor i cili per raste te caktuara ne sherbim ushqimi munde te krahasohet edhe me ate anti-semitik te LDB. Me te vertete eshte koha e fundit “per mi ra vetit mas”.

Gjethi do te vazhdoje ta percjelle situaten edhe me tej…

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat