spot_img
E enjte, 5 Mars, 2026
05:45
HomeKosovaDrejtësia“Krimi s’ka vend në Kosovë” – Haxhiu reagon pas ekstradimit të shtetasit...

“Krimi s’ka vend në Kosovë” – Haxhiu reagon pas ekstradimit të shtetasit në SHBA

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Liridon Masurica, i njohur në botën e krimit kibernetik si “@blackdb”, u ekstradua nga Kosova për t’u përballur me akuzat në Shtetet e Bashkuara.

Lidhur me këtë ka reaguar ministrja në dorëheqje e Drejtësisë, Albulena Haxhiu e cila thotë se “Kosova është vend ku krimi nuk gjen strehim”.

- Advertisement -

“Ekstradimi i një personi të shumëkërkuar për krime kibernetike, është dëshmi konkrete e zotimit të palëkundur për sundimin e ligjit pa përjashtim dhe pa kompromis. Ky veprim është një hap i madh përpara në ndërtimin e besimit në drejtësi dhe forcimit të bashkëpunimit ndërkombëtar me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ky është vetëm një rezultat nga hapat që po ndërmarrim për të dëshmuar se Kosova është një vend ku krimi nuk gjenë strehim”, tha ajo.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat