spot_img
E premte, 21 Nëntor, 2025
19:56
HomeSportKristjan Asllani humb gjysmëfinalen e Kupës së Italisë me Milanin

Kristjan Asllani humb gjysmëfinalen e Kupës së Italisë me Milanin

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kristjan Asllani ishte titullar në fitoren 2-0 të Interit ndaj Lacios në Kupën e Italisë, duke siguruar vazhdimësinë e skuadrës zikaltër në këtë turne, ku në gjysmëfinale do të jetë një përballje shumë e ethshme me Milanin.

Por përtej paraqitjes pozitive të Asllanit, mesfushori shqiptar ka marrë edhe një lajm të keq gjatë kësaj sfide.

- Advertisement -

Një faull në pjesën e parë të takimit solli ndëshkimin e tij me karton të verdhe, që do të rëndojë shumë për futbollistin kuqezi.

Kjo, për faktin e thjeshtë se ai plotësoi numrin e kartonëve të verdhë në Kupë dhe do të jetë mungesë e sigurt në takimin e radhës në këtë turne.

- Advertisement -

Kësisoj, Asllani nuk do të jetë në dispozicion për ndeshjen e parë ndaj Milanit, teksa pritet të jetë një alternativë për sfidën e kthimit që vlen një biletë për në finale.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat