spot_img
E enjte, 20 Nëntor, 2025
23:08
HomeEkonomiKriza energjetike në Kosovë: Eksperti i sigurisë kërkon që Prokuroria të nisë...

Kriza energjetike në Kosovë: Eksperti i sigurisë kërkon që Prokuroria të nisë hetimet

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Eksperti i sigurisë, Bedri Elezi, ka reaguar në lidhje me mungesën e energjisë elektrike, me të cilën qytetarët e Kosovës janë duke u përballuar tash e sa ditë.

Ai ka bërë thirrje që organet e hetuesisë të fillojnë hetimet ndaj kompanisë KEDS.

- Advertisement -

Sipas tij, vetëm gjatë këtyre ditëve shumë qytetarë kanë pësuar dëme materiale nga reduktimet e energjisë elektrike.

Postimi i plotë:

- Advertisement -

Situata e rëndë energjetike akoma është duke vazhduar, fatkeqësisht deri më tani nuk ka asnjë informacion nëse Prokuroria apo Policia ka ndërmarrë veprime për të vendosur para drejtësisë Mafian e energjerikës të cilët kanë kryer krime si: rendimi apo rrezikimi i jetës së qytetarëve të republikës së Kosovës, përvetsimi dhe pasurimi i kundërligjshem si dhe shperdorimi i infrastrukturës kritike.

Të nderuar, përpos të mungesës së energjisë me orë të tëra, edhe në ato minuta që do të ketë furnizim me energji kapaciteti i sajë në shumë lokacine është si në fotografi.

Kjo energji e dobët nuk shërben qytetarët e sajë, por dëmton ata si duke dëmtuar pasijet poashtu edhe duke shtuar në mënyrë fiktive konsumin e energjisë.

Nëse marrim parasysh statististikat e institucioneve të drejtësisë, num shumë i madhë i qytetarëve të republikës sē Kosovës janë dënuar për shpërthim të asetve të energjisë elektrike, por nuk kemi raste kur KESCO SH.A-KEDS është vendosur para drejtësisë për këtë formë të vjedhjës (140 wat kur duhet të jete 2020), poashtu nëse shohim dëmët e shkaktuara nga tensioni i ulët apo mos kotrolli i tensionit të energjisë tek qytetarët është vërtet krim serioz.

Kosova ka shumë nevoj të dëshmoj se udhëheqet nga qeveria e sajë e jo persona apo grupe, të cilat janë mafia e energjisë.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat