spot_img
E shtunë, 22 Nëntor, 2025
03:03
HomeBotaKriza me Iranin thellohet: Avionët iranianë zbarkojnë në Oman, Trump paralajmëron goditje,...

Kriza me Iranin thellohet: Avionët iranianë zbarkojnë në Oman, Trump paralajmëron goditje, Teherani kërcënon me hakmarrje ndaj marinës amerikane

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kriza mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara po hyn në një fazë të re të rrezikshme. Të paktën tre aeroplanë iranianë kanë aterruar të mërkurën në kryeqytetin e Omanit, Muskat — një vend i njohur për rolin e tij në ndërmjetësimin e mëhershëm të bisedimeve bërthamore mes Teheranit dhe Uashingtonit.

Sipas të dhënave të verifikuara nga Al Jazeera, bëhet fjalë për dy aeroplanë të qeverisë iraniane dhe një avion të kompanisë private Meraj Airlines që kanë zbarkuar në Muskat. Zyrtarët iranianë nuk kanë dhënë asnjë informacion mbi arsyen e kësaj vizite, duke rritur spekulimet nëse këto lëvizje sinjalizojnë përpjekje të reja diplomatike për të zbutur krizën.

- Advertisement -

Por sinjalet nga Uashingtoni janë të ashpra. Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, të mërkurën deklaroi se durimi i tij me regjimin iranian ka përfunduar:
“Durimi ka mbaruar. Ata kishin 60 ditë… kohë të mjaftueshme, dhe bënë një gabim,” u shpreh Trump.

Në anën tjetër, Udhëheqësi Suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, ka lëshuar një kërcënim të drejtpërdrejtë: sulme ndaj anijeve luftarake dhe trupave amerikane, në rast se Trump jep urdhrin për sulme ajrore mbi objektet bërthamore të Iranit.

- Advertisement -

Të gjitha këto zhvillime ndodhin teksa për të gjashtën ditë me radhë, Irani dhe Izraeli po shkëmbejnë bombardime intensive.

Ndërkohë, brenda Iranit, situata për qytetarët është përkeqësuar. Raportime të shumta flasin për ndërprerje masive të energjisë dhe bllokim të internetit — një taktikë e përdorur shpesh nga regjimi gjatë kohëve të trazirave.

A do të ketë ende hapësirë për diplomaci? Ose mos vallë po afrohet një përplasje e madhe ushtarake në Lindjen e Mesme?

storm• do t’ju mbajë të informuar…

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat