Skuadra e portugezit Ruben Amorim, nuk sheh po e sheh dritën jeshile, në fund të tunelit, ku ka hyrë prej javësh e nuk po arrin të dal dot më.
Një skuadër e transformuar për keq, pësoi humbjen e 3-të radhazi mes kampionatit e kupës së ligës, si dhe humbjen 4 në 5 javët e fundit.
Një krizë pa fund, me Amorim që ende nuk i’a ka gjetur ilaçin e shërimit kësaj skuadre.
“Po përjetojmë një moment të vështirë dhe nuk e dim se sa do zgjasë. Ajo që duhet të bëjmë është të fokusohemi tek ndeshja e radhës. Nuk e kam idenë se kur mund të dalim nga kjo krizë, na duhet të fokusohemi e të stërvitemi çdo ditë, për ta tejkaluar këtë moment”, tha tekniku, duke mos fshehur zhgënjimin e madh për rezultatet e ekipit.
Kjo krizë duket se do të sjellë edhe pasoja brenda ekipit.
Tashmë mediat në ishull, paralajmërojnë largime të lojtarëve, duke përmendur Rashford e Zirkzee që janë gati me “valixhe në duar” dhe në pritje për të njohur destinacionin e tyre të radhës dhe më pas do të shikohen alternativat për të forcuar skuadrën.
Dëshira më e madhe për repartin ofensiv, mbetet sulmuesi nigerian Victor Osimhen.
Sulmuesi është në huazim tek Galatasaray, nga skuadra e Napolit, e cila do të ishte e gatshme të ulej në bisedime që në Janar, për të dëgjuar ofertën e anglezëve.
Conte pëlqen shumë sulmuesin holandez të United, Joshua Zirkzee, ndaj nuk është për t’u përjashtuar edhe përfshirja e tij në tratativën për Osimhen.



