spot_img
E martë, 10 Mars, 2026
18:52
HomeKosova“KRU Prishtina” apel qytetarëve: Paguani faturat e ujit

“KRU Prishtina” apel qytetarëve: Paguani faturat e ujit

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka kërkuar nga qytetarët që të mbyllin obligimet financiare ndaj shërbimeve të ujit.

“Kërkojmë nga secili prej jush që në afat 1 javor të përmbyllni obligimet tuaja financiare për shërbime të ujësjellësit, me ç’rast çdo pagesë që ju e realizoni rikthehet në investime për një infrastrukturë ujore më funksionale”, thuhet mes tjerash në njoftim.

- Advertisement -

Postimi i plotë:

🔴 RIKUJTIM

- Advertisement -

Përmbyllni obligimet financiare ndaj shërbimeve të ujit

Të nderuar konsumatorë të KRU” Prishtina”!

Fillimisht ju falënderojmë për pagesa të shërbimeve të ujit!

Jemi në përmbyllje të vitit 2024, me suksese e sfida të mëdha që e përcollën vazhdimisht.

Sukseset e kompanisë janë vazhdimisht në arritje të pikës më të lartë ndonjëherë.

Kërkojmë nga secili prej jush që në afat 1 javor të përmbyllni obligimet tuaja financiare për shërbime të ujësjellësit, me ç’rast çdo pagesë që ju e realizoni rikthehet në investime për një infrastrukturë ujore më funksionale.

♤ Paguani faturat e ujit!

P.S. Paguani sa më shpejt faturat e ujit, për një fundvit me furnizim të rregullt me ujë të pijshëm.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat