spot_img
E premte, 27 Mars, 2026
13:45
HomeKosovaKRU „Prishtina“ alarmon për borxhin 45 milionë euro: Është koha për veprim...

KRU „Prishtina“ alarmon për borxhin 45 milionë euro: Është koha për veprim nga qytetarët

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kompania Rajonale e Ujësjellësit (KRU) „Prishtina“ u ka bërë thirrje qytetarëve për përgjegjësi më të lartë në pagesat e faturave të ujit, duke bërë të ditur se kompania aktualisht përballet me një borxh masiv prej 45 milionë eurosh.

Në një reagim zyrtar, ujësjellësi ka potencuar se pagesat e rregullta janë jetike për funksionimin e sistemit dhe furnizimin e qëndrueshëm me ujë të pijshëm. Sipas kompanisë, mbajtja e shtetit dhe e shërbimeve bazë varet drejtpërdrejt nga gatishmëria e qytetarëve për të shlyer obligimet e tyre.

- Advertisement -

„Shteti mbahet duke paguar shërbimet bazë, siç është uji. Megjithatë, përballë një borxhi prej 45 milionë eurosh për këtë shërbim jetik, lind pyetja: çfarë po bëjmë ne? A do të vazhdojmë të presim duarkryq, apo do të marrim përgjegjësi si qytetarë?“, thuhet ndër rreshta në reagimin e KRU „Prishtina“.

Më tej, kompania thekson se pagesa e rregullt nuk duhet parë vetëm si një obligim ligjor, por si një kontribut për të ardhmen e përbashkët dhe për garantimin e një sistemi funksional të shërbimeve. „Është koha për veprim“, përfundon thirrja e ujësjellësit drejtuar konsumatorëve.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat