spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
16:27
HomeKosovaPrishtina"KRU Prishtina" e heshtur për mungesën e ujit në "Prishtina e Re",...

“KRU Prishtina” e heshtur për mungesën e ujit në “Prishtina e Re”, qytetarët në pritje të zgjidhjes

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Storm/Prishtina: Kompania Rajonale e Ujësjellësit (KRU) Prishtina ka publikuar një njoftim në faqen e saj zyrtare në Facebook për një sërë ndërhyrjesh, por për çështjen më kritike, që prek lagjen “Prishtina e Re”, nuk ka dhënë asnjë informacion të qartë për ditën e tretë me radhë.

Banorët e lagjes “Prishtina e Re” janë pa furnizim me ujë për të tretën ditë radhazi, dhe sipas tyre, KRU Prishtina nuk ka bërë asnjë përpjekje për të informuar qytetarët se kur do të riparohen defektet dhe kur do t’u rikthehet furnizimi me ujë. Situata është veçanërisht shqetësuese në këtë periudhë me reshje të shumta, kur nevojat për ujë janë edhe më të mëdha.

- Advertisement -

Qytetarët raportojnë se mungesa e ujit ka krijuar vështirësi të mëdha në përgatitjet dhe pastrimin e shtëpive, duke i detyruar ata të blejnë ujë të ambalazhuar, të cilin po e përdorin edhe për pastrim.

Përpjekjet e StormKosova për të marrë një përgjigje zyrtare nga KRU Prishtina përmes telefonit nuk kanë pasur sukses, pasi nuk ka pasur asnjë reagim nga kompania. Qytetarëve të lagjes “Prishtina e Re” dhe zonave përreth u mbetet vetëm të presin dhe të shpresojnë që furnizimi me ujë do të rikthehet sa më shpejt.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat