spot_img
E diel, 5 Prill, 2026
15:32
HomeKosovaLajm i mirë: Rikthehet uji në disa lagje të Prishtinës pas sanimit...

Lajm i mirë: Rikthehet uji në disa lagje të Prishtinës pas sanimit të defektit!

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Shembja e një pjese të rrugës „Don Shtjefën Kurti“ në kryeqytet la pa furnizim me ujë të pijshëm banorët e asaj zone, si pasojë e dëmtimit të rrjetit kryesor nga rrëshqitja e dheut.

Kompania Rajonale e Ujësjellësit (KRU) „Prishtina“ ka njoftuar se ekipet e mirëmbajtjes kanë punuar intensivisht dhe tashmë defekti është sanuar plotësisht. Sipas kompanisë, furnizimi ishte ndërprerë që nga dita e djeshme në disa rrugë lidhëse deri në riparimin e gypit të dëmtuar.

- Advertisement -

Rrugët ku është rikthyer furnizimi:

  • „Mehmet Shpendi“

    - Advertisement -
  • „Bislim Islami“

  • „Don Shtjefën Kurti“

  • „Kiri“

  • „Agim Prodani“

  • „Ymer Bytyqi“

  • „Visar Thaçi“

„Për shkak të rrëshqitjes së dheut dhe dëmtimit të rrjetit, furnizimi ishte ndërprerë deri në sanimin e gypit. Tashmë uji ka ardhur te konsumatorët“, thuhet në njoftimin zyrtar të KRU „Prishtina“. Kompania falënderoi qytetarët për mirëkuptimin e treguar gjatë kohës sa zgjatën punimet emergjente.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat