spot_img
E martë, 30 Shtator, 2025
10:21
HomeRajoniShqipëriaKryebashkiaku i Tiranës përballet edhe me një akuzë të re

Kryebashkiaku i Tiranës përballet edhe me një akuzë të re

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Prokuroria e Posaçme ka shtuar një tjetër akuzë ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, duke dyshuar se ai ka kryer veprën penale të futjes së sendeve të ndaluara në qeli, vepër e parashikuar nga Neni 324-a, që çon në dënim nga pesë deri në dhjetë vjet burg.

Kryebashkiaku u mor në pyetje për rreth një orë e gjysmë nga SPAK, ku ishte i shoqëruar nga dy avokatët e tij.

- Advertisement -

Akuzat e reja lidhen me përdorimin e celularit të gardianit të burgut gjatë transportimit të tij në Gjykatën e Posaçme të Apelit, kur ai kërkoi ankimimin e masës së arrestit.

Po ashtu, një punonjës i policisë së burgut është gjithashtu nën hetim për dyshimin se i ka dhënë telefonin Veliajt.

- Advertisement -

Ky hetim shton edhe më tej numrin e akuzave ndaj tij, pas atyre për korrupsion pasiv dhe pastrim parashikim të veprës penale.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat