spot_img
E enjte, 20 Nëntor, 2025
02:52
HomeKosovaKuvendiKryekuvendari jep intervistën e parë, s'pret bllokim të legjislativit nga kushtetuesja

Kryekuvendari jep intervistën e parë, s’pret bllokim të legjislativit nga kushtetuesja

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha ka dhënë intervistën e parë në Radio Televizionin e Kosovës.

Në këtë intervistë, kryetari i Kuvendit ka folur për Gjykatën Kushtetuese, lidhur me masën e përkohshme.

- Advertisement -

Ai tha se beson se partitë shqiptare duhet të gjejnë vullnet e të bashkëpunojnë mes vete.

Basha tha se nuk beson se do të ketë masë të përkohshme.

- Advertisement -

“Unë nuk mendoj se Gjykata Kushtetuese ka rast. Kjo u dëshmua herën e fundit, kur e fitoi një të drejtë kushtetuese zonja Emilija Rexhepi. Një e drejtë kushtetuese është vendimi i Kuvendit, tani me Nenad Rashiq dhe zonja Emilija Rexhepi si nënkryetarë të Kuvendit. Kjo pas shterimit të të gjitha opsioneve që ofron rregullorja e Kuvendit, dhe do të ishte komplet absurde me mendu që t’i refuzohej e drejta e një nënkryetari që i takon komunitetit serb, i cili përfaqëson komunitetin serb dhe është në linjë me rregulloren e punës së Kuvendit. Prandaj, unë nuk besoj se do të ketë masë të përkohshme, megjithatë do të dërgojmë komentet tona. Por Gjykata do ta injorojë këtë plotësisht, sepse nuk ka asnjë argument të vetmin. A i kanë numrat? Kjo varet nga mandatari që është kryeministri në detyrë, Albin Kurti, dhe afati është deri të dielën, kështu që duhet ta kalojmë deri të dielën për të parë se kur do të thirret seanca dhe si do të procedohet”, tha ai.

“Unë vazhdoj me besu që partitë shqiptare duhet ta gjejnë vullnetin që të bashkëpunojnë mes veti. Herët a vonë këto parti do të bashkëpunojnë me njëra tjetrën sepse nuk kanë ku e qojnë njëra tjetrën . Kurrë nuk mendoj që një individ i cilitdo subjekt në këtë Republikë do me qenë pengesë që shteti me ec përpara. Këtë e kam bindje. Unë e di që në këtë Republikë me vite kanë luftuar për karrige. Mua nuk më impresionon asnjë pozitë.Unë mendoj që janë përgjegjësi që na shtinë me punua për këtë shtet dhe na ngarkon me përgjegjësi edhe më të mëdha, por në asnjë moment të vetëm nuk e shohë unë një karrige si formë ku duhet me e mbajt peng komplet shtetin”, deklaroi Basha.

Duke shtuar se me vendos subjekti dhe “me thanë që për hir të interesave kombëtare edhe nëse subjekti im kryesia nesër mblidhet thotë kjo është marrëveshja.

“Edhe para meja kanë lëshuar pozita shumë më të larta, as nuk duhet me qenë temë kjo që për një karrige një njeri e banë një luftë dhe kallet Kosova”, tha ai.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat