spot_img
E mërkurë, 1 Tetor, 2025
21:55
HomeKosovaDrejtësiaKryekuvendari u shpall fajtor për shpifje, avokati i tij paralajmëron ankesë në...

Kryekuvendari u shpall fajtor për shpifje, avokati i tij paralajmëron ankesë në Apel

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Derisa Mustafë Grainca po intervistohej në emisionin “Kosova Live” pas vendimit të Gjykatës Themelore të Ferizajt, ku shpalli Dimal Bashën fajtor për shpifje, ka ardhur edhe reagimi i avokatit të kryetarit të Kuvendit, Dimal Basha.

Avokati i tij ka bërë të ditur për televizionin se vendimi i shpallur nga Themelorja nuk është përfundimtar dhe se tashmë është në përgatitje ankesa për në Gjykatën e Apelit. Ai sqaroi se çështja daton që nga viti 2019, kur Basha nuk mbante ende asnjë funksion publik, duke theksuar se ky është tashmë shqyrtimi i tretë në Themelore.

- Advertisement -

“Ne do të ndjekim procedurat ligjore dhe do ta ankimojmë vendimin. Kjo është e drejta jonë dhe procesi do të vazhdojë në Apel,” tha avokati i Bashës, duke reaguar në kohë reale me intervistën e Graincës.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat