spot_img
E martë, 30 Shtator, 2025
14:32
HomeRajoniShqipëriaKryemadhi paraqitet në SPAK

Kryemadhi paraqitet në SPAK

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Monika Kryemadhi është paraqitur këtë të hënë në SPAK. Ajo dhe bashkëshorti i saj, Ilir Meta, janë nën hetim nga SPAK për veprën penale të “korrupsionit të funksionarëve të lartë shtetërorë”, “pastrimit të parave” dhe “fshehjes e mosdeklarimit të pasurisë”.

Si Meta, ashtu dhe Kryemadhi, kanë bërë rekurs në Gjykatën e Lartë për të rrëzuar masat e sigurisë së miratuara ndaj tyre, detyrim paraqitje për Kryemadhin, dhe arrest me burg për Metën.

- Advertisement -

Pasi depozitoi rekursin, avokati i Metës, Genc Gjokutaj, tha se i ka kërkuar Gjykatës së Lartë të shfuqizojë masën e dhënë nga dy shkallët më të ulëta, me pretendimin se ish-presidenti i Republikës po mbahet në paraburgim pa asnjë provë, raporton A2 CNN.

Sipas avokatit, mes argumenteve për lirimin e Metës ishte listuar edhe nevoja për të qenë pjesëmarrës në fushatën elektorale të para 11majit. Gjokutaj tha se Gjykata e Lartë duhet të tregojë integritet, që sipas tij nuk e ka treguar deri më sot dhe se pas shterimit të gjykatave të brendshme, nëse është e nevojshme do të trokasin edhe në Strasburg.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat