spot_img
E mërkurë, 1 Tetor, 2025
21:57
HomeRajoniShqipëriaKryeministri shqiptar pritet nga çifti mbretëror në Danimarkë

Kryeministri shqiptar pritet nga çifti mbretëror në Danimarkë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ndodhet në Danimarkë në kuadër të samitit të liderëve të Bashkimit Evropian, i cili po mbahet në kryeqytetin danez, Kopenhagen.

Gjatë qëndrimit të tij atje, Rama është pritur nga Mbreti Frederik X dhe Mbretëresha Margrethe II në një ceremoni zyrtare në Pallatin Amalienborg.

- Advertisement -

Përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i qeverisë shqiptare ndau pamje nga takimi me familjen mbretërore daneze, duke theksuar simbolikën e këtij momenti pas mikpritjes që Shqipëria i bëri Samitit të Komunitetit Politik Evropian në Tiranë.

“Kopenhagen, Danimarkë – Mikpritja nga Madhëria e Tij, Mbreti Frederik X, dhe Madhëria e Saj, Mbretëresha Margrethe II, në Pallatin Amalienborg. Pas mikpritjes që Shqipëria i bëri Samitit të Komunitetit Politik Europian në Tiranë, rrugëtimi i sotëm vijon në Kopenhagen, ku Danimarka ka marrë stafetën e organizimit të takimit të radhës të liderëve europianë,” shkruan Rama.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat