spot_img
E mërkurë, 29 Tetor, 2025
13:52
HomeRajoniSerbiaKryeparlamentarja me këngë çetnikësh i ulet në gjunjë Vuçiçit

Kryeparlamentarja me këngë çetnikësh i ulet në gjunjë Vuçiçit

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Të dehur, duke i bërë serenatë presidentit me këngë çetnikësh dhe kërcënuar Kosovën.

Kjo është fytyra e vërtetë e pushtetit në Serbi, që dëshmon edhe njëherë se koha për ta ka ndalur në një prej epokave më të errëta të njerëzimit, në vitet ’90.

- Advertisement -

Në Beograd, Partia Progresive Serbe e Aleksandër Vuçiçit festoi atë që vetë e quajti “të Premten e Madhe të partisë”.

Në ambientet e SNS-së, udhëheqësit më të lartë të pushtetit serb, përfshirë kryeministrin Gjuro Macut dhe kryetaren e Kuvendit Ana Brnabiç, u mblodhën për një mbrëmje që ngjante më shumë me një festë pijanecësh sesa me një aktivitet institucional. Një skandal i vërtetë i përmasave të mëdha.

- Advertisement -

Nga selia e SNS-së kishte lidhje të drejtpërdrejtë me programin televiziv “Informer”, ku të pranishmit, përfshirë ministra dhe zyrtarë të lartë, këndonin një këngë kushtuar vetë presidentit Vuçiç.

Në kor, dëgjohej vargu “President Aleksandër, falëndero nënën tënde që lindi një hero për t’i rikthyer lavdinë Serbisë”, një skenë që kujtoi më shumë kultet e liderëve autoritarë se një festë demokratike.

Në një moment të veçantë, kryeparlamentarja Bërnabiç dhe ministrja Milica Gjurgjeviç Stamenkovski u prekën nga kënga “Vidovdan” dhe vargu “Kush mund ta marrë Kosovën nga shpirti im…”, një tekst i ngarkuar me simbolikë nacionaliste, që vazhdon të përdoret për të mbajtur gjallë mitin e “Kosovës si tokë serbe”.

Këto skena dëshmojnë se Beogradi zyrtar ende ushqehet me mite, ndërkohë që realiteti politik dhe ndërkombëtar ka ecur përpara me një Kosovë të pavarur.

Në rrjetet sociale, festa u kthye në temë ironie.

Pamje nga Borça tregonin anëtarë të SNS-së, në gjendje të dehur, duke kërcyer me koreografi të çrregullta në tarraca ndërsa këndohej “Tri puthje që dua”./A2 CNN

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat