spot_img
E martë, 28 Tetor, 2025
21:04
HomeKosovaKryesia e Kuvendit mblidhet të enjten, në fokus trupat punuese

Kryesia e Kuvendit mblidhet të enjten, në fokus trupat punuese

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kryesia e Kuvendit të Kosovës pritet të mblidhet të enjten nga ora 14:00. Kështu ka njoftuar zyrtarisht Drejtoria për Media dhe Marrëdhënie me Publikun e Kuvendit të Kosovës.

Në këtë mbledhje të Kryesisë do të ketë konsultim për funksionalizimin e trupave punuese të Kuvendit, si dhe diskutim rreth miratimit të buxheteve komunale për tri komuna.

- Advertisement -

“Konsultim për funksionalizimin e trupave punuese të Kuvendit. Diskutim rreth miratimit të buxheteve komunale për vitin 2025 për komunat Prishtinë, Gjilan, dhe Zubin Potok. Data: 30 tetor 2025, dita: E enjte, vendi: Salla C 301, koha: 14:00”, thuhet në njoftimin e përcjellë nga Kuvendi i Kosovës.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat