spot_img
E mërkurë, 8 Tetor, 2025
09:26
HomeKosovaPrishtinaKryesuesi i Kuvendit kundër Kryetarit të Prishtinës – del në mbrojtje të...

Kryesuesi i Kuvendit kundër Kryetarit të Prishtinës – del në mbrojtje të punëtorëve të ”Pastrimit”

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Prishtinës, Fehmi Kupina, ka dalë hapur në mbështetje të punëtorëve të Kompanisë ”Pastrimi”, duke kritikuar qasjen institucionale ndaj situatës aktuale me grevën dhe kushtet e punës së tyre.

Në një postim në Facebook, Kupina ka shprehur “shqetësim të thellë” për krizën në menaxhimin e mbeturinave në qytet dhe ka kërkuar me urgjencë një zgjidhje të drejtë për kërkesat e punëtorëve.

- Advertisement -

Ai ka theksuar se, pavarësisht se kush mban përgjegjësinë institucionale, “punëtorët nuk janë fajtorët” dhe ka kujtuar sakrificën e tyre gjatë pandemisë, kur sipas tij “rrezikonin jetën për të mbajtur pastër qytetin”.

“Punëtorët e Pastrimit kanë kërkesa të drejta dhe legjitime. Ata janë heronjtë tanë të heshtur dhe zëri i tyre duhet të dëgjohet me seriozitet dhe përgjegjësi,” tha Kupina në reagimin e tij, duke u bërë kështu zëri i vetëm institucional që u del publikisht në krah grevistëve.

- Advertisement -

Ky qëndrim vjen në një moment tensioni institucional, ku qasja e Kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, ndaj situatës nuk ka marrë përkrahjen e një pjese të Kuvendit.

Kjo përplasje e hapur mes dy figurave kryesore të institucioneve lokale shihet si tregues i një krize të brendshme politike që mund të thellohet në ditët në vijim, nëse nuk gjendet një rrugë kompromisi për punëtorët dhe për qytetin që tashmë po përballet me pasojat e një krize higjienike.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat