spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
03:21
HomeKosovaZgjedhjet 2025Kryetari i Gjakovës mohon keqmenaxhimin financiar…

Kryetari i Gjakovës mohon keqmenaxhimin financiar…

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Gjakovë — Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, ka reaguar ndaj raportimeve të Insajderit që bazohen në gjetjet e raportit të auditimit për vitin 2024, duke mohuar çdo përgjegjësi të komunës në lidhje me atë që është cilësuar si “keqmenaxhim financiar”.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Gjini ka deklaruar se shpenzimet e klasifikuara në mënyrë të gabuar në raportin e auditorit nuk janë rezultat i veprimeve të komunës, por rrjedhojë e ekzekutimeve të Thesarit të Ministrisë së Financave. Ai pretendon se thesari ka përdorur kode të pasakta buxhetore në kundërshtim me kërkesat e komunës.

- Advertisement -

“I ashtuquajturi ‘keqmenaxhim financiar’ nuk është bërë nga Komuna e Gjakovës, por është pasojë e pagesave të njëanshme të Thesarit… në kundërshtim me kërkesën e komunës kanë përdorur kode të gabuara buxhetore,” ka shkruar Gjini.

Sipas kryetarit, pagesat që kanë sjellë klasifikimin e gabuar janë urdhëruar nga përmbaruesit gjyqësorë dhe janë ekzekutuar automatikisht nga Thesari. Ai theksoi se ky problem lidhet me kontratën kolektive dhe se i ka prekur të gjitha komunat në Kosovë, jo vetëm Gjakovën.

- Advertisement -

Gjini ka bashkëngjitur në postimin e tij edhe faqen 8 të raportit të auditimit, ku sipas tij vërtetohet se Komuna e Gjakovës nuk ka pasur ndikim në procesin e klasifikimit të këtyre shpenzimeve.

Në përmbyllje të reagimit, ai u shpreh kritik ndaj gazetarit apo ekipit të Insajderit që kanë raportuar çështjen, duke thënë: “Gazetarët tuaj të respektuar ose nuk kanë ditur ta lexojnë raportin ose…”

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat