spot_img
E hënë, 6 Prill, 2026
11:59
HomeKosovaKryetari i Rahovecit shpërblen me 50 euro qytetarin që denoncoi ndotjen e...

Kryetari i Rahovecit shpërblen me 50 euro qytetarin që denoncoi ndotjen e mjedisit

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka shpërblyer sot qytetarin e parë që raportoi një rast të ndotjes së mjedisit në territorin e komunës.

Me një shumë simbolike prej 50 eurosh, komuna ka vlerësuar këtë veprim si një shembull të përgjegjësisë qytetare dhe ndërgjegjësimit ambiental.

- Advertisement -

“I falënderojmë të gjithë ata që nuk qëndrojnë indiferentë kur përballen me raste të ndotjes së mjedisit. Sot, shpërblyem qytetarin e parë që guxoi të raportojë një rast konkret dhe këtë praktikë do ta vazhdojmë. Ky është një veprim i thjeshtë, por me domethënie të madhe për të gjithë ne,” – deklaroi kryetari Latifi gjatë ndarjes së shpërblimit.

Sipas tij, nuk është fjala për shumën, por për mesazhin: raportimi i ndotjes nuk duhet të jetë përjashtim, por normë. “Vetëm përmes ndërgjegjësimit dhe bashkëpunimit mund të ndërtojmë një Rahovec më të pastër dhe më të gjelbër,” shtoi ai.

- Advertisement -

Qytetari që bëri denoncimin preferoi të mbetet anonim, por sipas zyrtarëve komunalë, ai ka raportuar një hedhje të paligjshme të mbeturinave në një zonë të hapur afër një rruge dytësore, duke i dërguar komunës fotografi dhe koordinatat e saktë të lokacionit.

Ky rast është ndër të parët që aktivizon një iniciativë të re të komunës, ku qytetarët mund të raportojnë ndotjen përmes platformave digjitale, e-mailit zyrtar ose edhe në mënyrë fizike, dhe nëse rasti verifikohet, ata shpërblehen me një shumë simbolike për angazhimin e tyre.

“Faleminderit për kujdesin dhe për guximin për të vepruar! Çdo raportim është një hap drejt një mjedisi më të shëndetshëm për të gjithë,” përfundon njoftimi zyrtar i kryetarit ë Rahovecit.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat