spot_img
E enjte, 23 Prill, 2026
15:49
HomeKosovaKryetarja e Preshevës jep detaje për ndalimin e vizitës së ministrit Çeku

Kryetarja e Preshevës jep detaje për ndalimin e vizitës së ministrit Çeku

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, ka dhënë detaje për ndalimin e hyrjes së ministrit të Kulturës së Kosovës, Hajrulla Çeku, në Serbi.

Në një postim në Facebook, ajo ka thënë se Qeveria e Serbisë e ka refuzuar hyrjen e Çekut vetëm një orë para orës së planifikimit të mbajtjes së vizitës.

- Advertisement -

“Refuzimi i minutës së fundit, akt tjetër izolimi ndaj shqiptarëve të Preshevës. Sot, në orën 12:30, ishte planifikuar vizita e Ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës, z. Hajrulla Çeku, në Komunën e Preshevës. Qeveria e Serbisë refuzoi këtë vizitë vetëm një orë para kohës së planifikuar, duke shkelur afatin 48-orësh të përgjigjes, siç parashikohet në Marrëveshjen e Brukselit”.

“Ky veprim është një tjetër dëshmi e tentativave për të izoluar shqiptarët e Preshevës, duke penguar bashkëpunimin dhe komunikimin institucional. Shqiptarët e Preshevës meritojnë trajtim të barabartë dhe respekt për të drejtat e tyre, ashtu si të gjithë qytetarët tjerë në rajon”, ka thënë Sinani.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat