Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosjes, Arbëreshë Kryeziu, tha se partitë opozitare e dinë se LVV-ja i ka numrat për qeveri dhe për atë arsye s’po e votojnë Albulena Haxhiun për kryekuvendare.
“Partitë opozitare e dinë që LVV i ka votat për qeveri. Ata nuk duan që Albin Kurti të jetë kryeministër. S’e kanë problemin me Albulena Haxhiun, por me Kurtin. Ata e dinë se ne i kemi votat për Kurtin”, tha Kryeziu.



