spot_img
E premte, 10 Prill, 2026
14:53
HomeKosovaKryeziu: Vetëm Osmani ka të drejtë të ankohet në Kushtetuese për situatën...

Kryeziu: Vetëm Osmani ka të drejtë të ankohet në Kushtetuese për situatën e Kuvendit

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Moskonstituimi i Kuvendit të Kosovës vazhdon për dhjetë seanca radhazi, duke krijuar një situatë të tensionuar në vend.

Kadri Kryeziu, ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, ka thënë se të drejtë ankese apo parashtrimit të pyetje në Kushtetuese ka vetëm presidentja Vjosa Osmani.

- Advertisement -

Në emisionin Info Magazine të Klan Kosovës, ai ka deklaruar se të drejtë ankese në Kushtetuese nuk kanë deputetët e kësaj legjislature deri tani, pasi tha se ende nuk janë formuar Grupet Parlamentare.

“Vetëm një mundësi është për momentin presidentja e shtetit duhet të shfrytëzojë autoritetin e saj kushtetues, ku thuhet se gjatë procedimit ose gjatë zgjedhjes së Kuvendit mund të ketë shkelje kushtetuese, ta bëjë një pyetje se gjatë këtyre ditëve a ka pasë shkelje kushtetuese dhe si veprohet më tej”, tha ai.

- Advertisement -

“Gjykata Kushtetuese e ka për detyrë të japë një mendim, të bëjë interpretimin e Kushtetutës, të bëjë interpretimin e Rregullores, por nuk ka të drejtë të përcaktojë data dhe afate, datat dhe afatet i përcakton vetëm Kuvendi. Gjykata mund të jap një mendim më shumë të karakterit të filozofisë së drejtë, se sa karakterit pragmatik të së drejtës”, ka thënë Kryeziu.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat