spot_img
E premte, 6 Mars, 2026
20:39
HomeKosovaKur mund të mbahen zgjedhjet?

Kur mund të mbahen zgjedhjet?

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Ndonëse mbetet e paqartë se kush ka të drejtë për proceset që e presin Kosovën në ditët në vazhdim, njohësi i çështjeve politike Ilir Deda ka përmendur datat 12,19 dhe 26 prill si mundësi për zgjedhje të reja.

Osmani e ka shpërndarë Kuvendin në pamundësi të institucionit për ta zgjedhur presidentin e ri, dhe ka thënë se datën e zgjedhjeve do ta caktojë pas konsultimeve me parti politike.

- Advertisement -

Lëvizja Vetëvendosje, në anën tjetër, beson që ka vepruar në përputhje me Kushtetutën në këtë drejtim.

Disa njohës të çështjeve të drejtësisë besojnë se dekreti i Osmanit është jokushtetues, dhe e interpretojnë ndryshe një afat 60-ditor për zgjedhjen e presidentit.

- Advertisement -

Osmani ka thënë se ndonëse procedura për zgjedhjen e presidentit mund të fillojë 60 ditë para afatit të fundit, ajo nuk mund të shtyhet, por patjetër duhet të përfundojë jo më vonë se 30 ditë të përfundimit të mandatit aktual, që në këtë rast do të thotë data 5 mars.

Të tjerë besojnë se afati 60-ditor rrjedh prej ditës së nisjes së procedurës për zgjedhje të presidentit.

Mbetet të shihet nëse dekreti do të shkojë në Gjykatën Kushtetuese për shqyrtim.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat