spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
05:00
HomeAmerikaTrump2Kur pritet ta marrë detyrën Donald Trumpi si president?

Kur pritet ta marrë detyrën Donald Trumpi si president?

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Donald Trump është zgjedhur presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kandidati republikan, si dhe ish-president, ka garuar kundër demokrates Kamala Harris në zgjedhjet e 5 nëntorit.

Trumpi ka fituar në shumicën e atyre që njihen si shtete të papërcaktuara, duke siguruar 277 vota të Kolegjit Elektoral.

- Advertisement -

Një kandidat duhet të fitojë të paktën 270 vota për t’u shpallur fitues. Fitorja e tij është konfirmuar pasi ka triumfuar në katër shtete të papërcaktuara: Pensilvani, Wiskonsin, Karolinë e Veriut dhe Georgia.

Pasi ka marrë votat e nevojshme elektorale, pritet që të votohet në Kolegj Zgjedhor e të certifikohet në Dhomën e Përfaqësuesve më 6 janar 2025.

- Advertisement -

Presidenti i ri merr detyrën më 20 janar 2025.

Rreth 150 milionë amerikanë kanë votuar në zgjedhjet presidenciale, në ose para ditës së zgjedhjeve.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat