spot_img
E martë, 3 Mars, 2026
18:35
HomeSportKur të gjithë mendonin se do mbyll karrierën, Hysaj bën rikthimin e...

Kur të gjithë mendonin se do mbyll karrierën, Hysaj bën rikthimin e madh

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Karriera e Elseid Hysaj dukej në rënie të lirë.

Lënia jashtë nga skuadra për ndeshjet e Serie A dhe ato Evropiane, krijuan përshtypjen se për anësorin kuqezi ky ishte fundi, por në mënyrë të papritur, trajneri Baroni vendos ta aktivizojë në Kupën e Italisë, madje nga minuta e parë kundër Napolit.

- Advertisement -

Hysaj zhvilloi një super sfidë, duke u bërë një nga lojtarët më të mirë në fushë.

Hysaj dha fillimisht assist në penalltinë e fituar nga Pedro në minutën e 21-të.

- Advertisement -

Për fat të keq, Zaccagni gaboi nga pika e bardhë e penalltisë.

Hysaj ishte i papërmbajtshëm në krahun e majtë duke shoqëruar të gjithë aksionet në fazën sulmuese, si në minutën e 32-të ku Noslin realizoi golin e parë për Lazio-n.

“Nuk luan prej një jetë, por nuk driblohet. Dhuron një asist për Pedron në penalltinë e fituar, protagonist edhe në golin e dytë. Një nga gjërat e bukura të kësaj mbrëmje”, shkruajnë mediat italiane për paraqitjen e Hysajt.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat