spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
16:29
HomeEkonomiKurti: Buxheti i ri, 9 % më i lartë, do të përmirësojë...

Kurti: Buxheti i ri, 9 % më i lartë, do të përmirësojë mirëqenien

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka cilësuar buxhetin e vitit të ardhshëm si mundësi për ta rritur mirëqenien e qytetarëve dhe për të zhvilluar ekonominë e vendit.

“Buxheti 2025 me 3.6 miliardë euro, u miratua sot në Kuvend, dhe është për rreth 9% më i lartë sesa buxheti i vitit paraprak, ose 60% më i lartë sesa në 2020 e 50% më i lartë sesa në 2021 (vite këto kur isha kryeministër me buxhete të trashëguara të pararendësve)”, ka shkruar ai në Facebook.

- Advertisement -

Kurti ka thënë se ky buxhet përmban paga më të larta për të gjithë të punësuarit në sektorin publik, rritje prej 20% të pensioneve dhe rritje të shtesave.

“Përmbanë edhe mbështetjen për bizneset, për gratë ndërmarrëse e të rinjtë që nisin karrierën. Edhe bujqit do të vazhdojnë të jenë më të mbështeturit në rajon”, ka shkruar ai.

- Advertisement -

Postimi i plotë:

Buxheti 2025 me 3.6 miliardë euro, u miratua sot në Kuvend, dhe është për rreth 9% më i lartë sesa buxheti i vitit paraprak, ose 60% më i lartë sesa në 2020 e 50% më i lartë sesa në 2021 (vite këto kur isha kryeministër me buxhete të trashëguara të pararendësve).

Ky buxhet përmbanë paga më të larta për të gjithë të punësuarit në sektorin publik, pensionet e rritura me 20%, si dhe shtesat e fëmijëve gjithashtu të rritura.

Përmbanë edhe mbështetjen për bizneset, për gratë ndërmarrëse e të rinjtë që nisin karrierën. Edhe bujqit do të vazhdojnë të jenë më të mbështeturit në rajon.

Ky buxhet është i qytetarëve dhe për qytetarët e vendit. Është buxhet për ta rritur mirëqenien e për ta zhvilluar ekonominë.

Falënderoj secilin deputet e secilën deputete për votën e tyre mbështetëse. Ky është buxheti i katërt që po e miratojmë në Kuvendin e Republikës, e do të jetë i pari për mandatin që na pret. Çdoherë e më shumë, gjithnjë e më lart për të gjithë.

Urime të gjithëve!

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat