spot_img
E hënë, 6 Prill, 2026
08:28
HomeKosovaKurti: Deputetët po gabojnë duke bllokuar kuorumin, përgjegjësia për Kuvendin është e...

Kurti: Deputetët po gabojnë duke bllokuar kuorumin, përgjegjësia për Kuvendin është e përbashkët

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, pas dështimit të 22-të me radhë për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, ka theksuar se, përkundër situatës politike, Kosova vazhdon të ketë një qeveri në detyrë.

Ai ka thënë se Kuvendin nuk e konstituon fituesi, por të gjithë, ndërsa ka uruar për një përgjigje sa më të shpejtë nga Gjykata Kushtetuese për votimin e fshehtë.

- Advertisement -

“Kosova ka qeveri në detyrë, unë jam kryeministër në detyrë. Ajo që i ndihmon Kosovës është Kuvendi i ri i Republikës. Kuvendin nuk e konstituon fituesi, por të gjithë. Si fitues të zgjedhjeve me 48 deputetë dhe me 9 deputetë të pakicave që na janë bashkuar, e kemi përgjegjësinë për ta formuar qeverinë. Pra, fituesi e ka përgjegjësinë për formimin e qeverisë. Ndërkaq, për ta konstituuar Kuvendin, përgjegjësinë e kanë të gjithë deputetët dhe po bëjnë gabim që po e pamundësojnë kuorumin për votimin e fshehtë. Sidoqoftë, edhe kjo çështje e votimit të fshehtë tashmë është adresuar në Gjykatën Kushtetuese dhe shpresoj e uroj për një përgjigje sa më të shpejtë nga ana e tyre”.

Kryeministri në detyrë nuk ka pranuar të përgjigjet në pyetjet lidhur me bastisjet e fundit në katër lokacione të ndryshme, të kryera në kuadër të hetimeve për dhënien me qira të fabrikës së mbetjeve shtazore.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat