spot_img
E hënë, 9 Mars, 2026
22:40
HomeEkonomiKurti dhe BERZh diskutojnë thellimin e bashkëpunimit dhe projekte të reja infrastrukturore

Kurti dhe BERZh diskutojnë thellimin e bashkëpunimit dhe projekte të reja infrastrukturore

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministrin e Financave, Hekuran Murati, kanë pritur në takim përfaqësuesit e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZh).

Siç thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit, në këtë takim u diskutua për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe BERZh-it, me fokus të veçantë në avancimin e projekteve infrastrukturore dhe zbatimin e Memorandumit të Mirëkuptimit të nënshkruar në vitin 2024, i cili parasheh një portofol investimesh deri në 400 milionë euro deri në vitin 2027.

- Advertisement -

“U trajtuan gjithashtu projektet prioritare në fushat e infrastrukturës rrugore, ujërave të zeza, sistemit të ujit, efikasitetit të energjisë dhe transportit publik, si dhe mundësitë për nënshkrimin e marrëveshjeve të reja financimi gjatë viteve 2026–2027. Kryeministri Kurti e falënderoi BERZh-in për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës dhe theksoi rëndësinë e partneritetit me këtë institucion për realizimin e projekteve strategjike që përmirësojnë infrastrukturën dhe shërbimet për qytetarët. Nga ana e tyre, përfaqësuesit e BERZh-it riafirmuan gatishmërinë për të vazhduar bashkëpunimin e ngushtë me institucionet e Kosovës në zbatimin e projekteve zhvillimore dhe në mbështetje të reformave ekonomike”, thuhet në njoftimin e ZKM-së.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat