spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
03:17
HomeKosovaKurti dhe De Wever takohen në Nju Jork, diskutojnë bashkëpunimin bilateral

Kurti dhe De Wever takohen në Nju Jork, diskutojnë bashkëpunimin bilateral

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, takoi kryeministrin e Mbretërisë së Belgjikës, Bart De Wever, në kuadër të Javës së Nivelit të Lartë të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Marrëdhëniet bilaterale dhe fushat e mundësitë me interes të përbashkët, ishin çështjet kryesore të diskutimit, e në mesin e tyre, theks të veçantë pati bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes dhe rritja e shkëmbimeve tregtare, thuhet në komunikatën e Zyrës së Kryeministrit.

- Advertisement -

Sipas komunikatës, së fundmi, Brukseli zyrtar ka njoftuar se do të mirëpresë atasheun e mbrojtjes së Kosovës, kurse në muajin korrik, në një tjetër hap të rëndësishëm për thellimin e raporteve në fushën e mbrojtjes, ministritë e mbrojtjes së dy vendeve nënshkruan Deklaratën e Qëllimit të Përbashkët në këtë fushë.

“Kryeministri u shpreh se këto zhvillime janë pozitive dhe të rëndësishme për marrëdhëniet dhe bashkëpunimin ndërmjet vendeve tona, por në të njëjtën kohë për paqen dhe sigurinë, marrë parasysh kompleksitetin dhe brishtësinë e situatës gjeopolitike globale”, thuhet në komunikatë.

- Advertisement -

Gjatë takimit, kryeministri në detyrë falënderoi kryeministrin De Wever për mbështetjen e vazhdueshme të Belgjikës ndaj shtetit të Kosovës, për kontributin e vazhdueshëm në fushën e sigurisë dhe për angazhimin tonë të palëkundur për integrim evropian dhe NATO.

“Ky takim bilateral, që njëherësh ishte i pari ndërmjet kryeministrit Kurti dhe kryeministrit De Wever, u zhvillua në hapësirat e Misionit të Përhershëm të Belgjikës në Kombet e Bashkuara”, thuhet tutje në komunikatë.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat