spot_img
E shtunë, 27 Dhjetor, 2025
02:30
HomeKosovaKurti dhe Haddad diskutojnë për thellimin e marrëdhënieve Kosovë-Francë

Kurti dhe Haddad diskutojnë për thellimin e marrëdhënieve Kosovë-Francë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, është takuar me ministrin francez për Evropën, Benjamin Haddad.

Takimi u zhvillua në kuadër të Samitit të Procesit të Berlinit që po mbahet në Londër.

- Advertisement -

Përmes një postimi në “X”, Kurti ka bërë të ditur se në takim është biseduar për forcimin e lidhjeve ndërmjet Kosovës dhe Francës, çështjet e sigurisë, zhvillimet rajonale si dhe procesin e integrimit evropian të Kosovës.

“U takova me ministrin francez për Evropën, Benjamin Haddad, në kuadër të Samitit të Procesit të Berlinit në Londër. Diskutuam forcimin e lidhjeve Kosovë-Francë, sigurinë, zhvillimet rajonale dhe integrimin në BE. Jam mirënjohës për mbështetjen e Francës si një anëtare kyçe e BE-së dhe për vlerat tona të përbashkëta që udhëheqin partneritetin tonë,” ka shkruar Kurti.

- Advertisement -

Samiti i Procesit të Berlinit po zhvillohet me pjesëmarrjen e liderëve nga vendet e Ballkanit Perëndimor dhe të Bashkimit Evropian, ku po diskutohen bashkëpunimi rajonal, integrimi evropian dhe zhvillimi ekonomik i rajonit.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat