HomeKosovaKurti dhe Haxhiu bëjnë homazhe pranë varrit të dëshmorit Agron Rrahmani

Kurti dhe Haxhiu bëjnë homazhe pranë varrit të dëshmorit Agron Rrahmani

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ushtruesen e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, bënë homazhe te varri i dëshmorit të kombit, heroit Agron Rrahmani, në 28-vjetorin e rënies heroike.

Pas nderimeve, Kurti tha se java e dytë e muajit maj të vitit 1998 ishte shumë e rëndë për luftën çlirimtare, pasi përbrenda saj u vranë Fahri Fazliu, Ilir Konushevci dhe Agron Rrahmani.

- Advertisement -

“Bahri Fazliu ishte ideologu politik e kombëtar, Ilir Konushevci ishte shpirti i logjistikës dhe i organizimit të UÇK-së, ndërkaq Agron Rrahmani ishte komandanti i paepur i operacioneve, i cili që nga shkurti i vitit 1998 ishte edhe komandant i njësitit gueril ‘Rexhep Mala’. Këto goditje i dhanë një hov të madh luftës çlirimtare, sepse populli shqiptar në njërën anë e kuptoi që veçse me luftë do të mund të çlirohemi nga okupatori agresori serb dhe në anën tjetër lufta filloi që të shtrihet edhe në zonat urbane, duke i shtuar kësisoj edhe radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, por edhe vetëdijen e mbarë popullit tonë”, ka thënë Kurti, njofton Kryeministria.

Tutje, ai ka thënë se Agron Rrahmani, i cili ra në betejë të drejtpërdrejtë me forcat armike serbe, në “Lagjen e Muhaxherëve”, gjithmonë do të mbetet shembull i një veprimtari, i një patrioti, i cili sakrifikoi gjithçka deri në flijim për çlirimin e populli dhe lirinë e vendit.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat