spot_img
E shtunë, 14 Shkurt, 2026
02:45
HomeKosovaKurti e Hans-Georg Engelke biseduan për bashkëpunimin Kosovë-Gjermani

Kurti e Hans-Georg Engelke biseduan për bashkëpunimin Kosovë-Gjermani

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Në margjinat e Konferenca e Sigurisë në Mynih, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, u takua me Sekretarin e Shtetit për Punë të Brendshme të Gjermanisë, Hans-Georg Engelke, me të cilin diskutoi për thellimin e bashkëpunimit bilateral, forcimin e sigurisë dhe çështjet që ndërlidhen me qytetarët e Kosovës në diasporë.

Qeveria e Kosovës njofton se në margjinat e Konferenca e Sigurisë në Mynih, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, zhvilloi një takim me Sekretarin e Shtetit për Punë të Brendshme të Gjermanisë, Hans-Georg Engelke.

- Advertisement -

Sipas njoftimit, sekretari i Shtetit Engelke e përgëzoi Kryeministrin Kurti për formimin e qeverisë së re, duke riafirmuar mbështetjen e Gjermanisë për institucionet dhe proceset demokratike në Kosovë.

“Gjatë takimit u vlerësuan arritjet e Kosovës në zhvillimin ekonomik dhe në konsolidimin e demokracisë, si dhe u diskutuan mundësitë për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit bilateral. Në fokus të veçantë ishin bashkëpunimi në fushën e sigurisë, forcimi i sundimit të ligjit dhe intensifikimi i përpjekjeve të përbashkëta në luftën kundër krimit të organizuar”, theksohet në njoftim.

- Advertisement -

Bashkëbisedimi përfshiu gjithashtu çështje që ndërlidhen me qytetarët e Republikës së Kosovës në diasporë, me theks të veçantë në trajtimin e statusit të tyre shtetëror.

U theksua se kjo çështje tashmë është e qartësuar dhe e rregulluar, në mënyrë që qytetarët e Kosovës të mos konsiderohen më si shtetas të Serbisë, ndonëse u pranua se në raste të caktuara vazhdojnë të paraqiten problematika të natyrës administrative.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat