spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
21:33
HomeKosovaKuvendiKurti i nervozuar pak para dështimit të seancës së 34-të radhazi

Kurti i nervozuar pak para dështimit të seancës së 34-të radhazi

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Në një atmosferë të tensionuar politike, Kryeministri në detyrë Albin Kurti është parë sot në sallën e Kuvendit të Kosovës me një çehre të ngrysur dhe dukshëm i nervozuar. Para nisjes së seancës konstituive, e cila pritej – dhe për herë të 34-të radhazi dështoi – të siguronte votat për zgjedhjen e ministres së propozuar Abulena Haxhiu, Kurti nuk e fshehu pakënaqësinë e tij.

Pamjet nga salla e Kuvendit e tregojnë atë të përqendruar, me një shprehje serioze në fytyrë, ndërsa zhvillimet politike po shkonin drejt një tjetër përpjekjeje të pasuksesshme. Pavarësisht përpjekjeve të vazhdueshme për të tejkaluar ngërçin institucional, duket se mungesa e konsensusit brenda Kuvendit po vijon ta sfidojë rëndë ekzekutivin.

- Advertisement -

Ky dështim i radhës, i 34-ti me radhë, e thellon krizën politike dhe zvarrit vendimmarrjet që lidhen drejtpërdrejt me funksionimin e institucioneve të vendit.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat