spot_img
E hënë, 6 Prill, 2026
16:31
HomeKosovaKurti i quan nomadikë deputetët e partive tjera

Kurti i quan nomadikë deputetët e partive tjera

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kryetari i LVV-së Albin Kurti i ka quajtur nomadë deputetet e partive tjera politike pasi që sipas tji nuk po duan të kenë shtëpi.

“Mund të dëshirosh të kesh shtëpi dhe të mos kesh shtëpi e të jesh refugjat, ta zëmë. Por ata të cilët nuk duan të kenë shtëpi janë nomadë. Ky është thelbi i nomadit. Prandaj këta janë deputetë nomadikë, të cilët nuk dëshirojnë të kenë shtëpi të tyre, sepse shtëpia – Kuvendi, Parlamenti i Republikës – është shtëpia e deputetëve, sidomos opozitarëve”, ka thënë Kurti para seancës së Kuvendit.

- Advertisement -

Më tej ai ka thënë Qeveria në detyrë i ka kompetencat e kufizuara, por “s’ka më pak punë”.

“Ndërmjet Kurtit 2 e 3 e kemi një Qeveri në detyrë, le ta quajmë Kurti 2.5”, ka deklaruar ai.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat