spot_img
E diel, 26 Tetor, 2025
16:13
HomeKosovaKurti e nis fjalimin me sulme ndaj Gjykatës Kushtetuese

Kurti e nis fjalimin me sulme ndaj Gjykatës Kushtetuese

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, me të hapur seancën e jashtëzakonshme, e ka ftuar kryetarin e LVV-së, Albin Kurti, për ta prezantuar ekspozenë dhe prezantimin e kabinetit të ri qeveritar.

Kurti nisi fjalimin me disa kritika për Gjykatën Speciale, të cilën e akuzoi për vonësën pesëmuajshe në krijimin e institucioneve.

- Advertisement -

Vonesa, tha ai, ishte “e paprecedentë në histori”.

Po ashtu, ai e ka përmendur se rrezikohet humbja e shumë miliona eurove nga mungesa e ratifikimit të disa marrëveshjeve ndërkombëtare, sidomos Plani i Rritjes i Bashkimit Evropian.

- Advertisement -

Kurti ka thënë se partitë më të mëdha shqiptare nuk kanë treguar gatishmëri për të bashkëqeverisur prandaj situata ka ardhur deri këtu.

“Ky votim sot nuk është thjesht formalitet politik, por përgjegjësi shtetërore. Pa votimin e Qeverisë së re, Republika rrezikon të shkojë në zgjedhje të reja, pa shumë institucione funksionale, pa buxhet të miratuar për vitin e ardhshëm. Kjo do të nënkuptonte rrezikim të pagave për shërbyesit publikë, pensionet, shtesat për fëmijët, furnizimit me barna, furnizimin e organeve të rendit dhe sigurisë. Një vend pa buxhet është një vend që nuk mund të ecë përpara”.

Mes tjerash, ai ka thënë se janë edhe 33 agjenci të pavrara që kanë mbetur pa mbikëqyrës dhe që dëmet për shtetin janë të mëdha.

“Prandaj ftoj secilin deputet të Kuvendit, që sot kur Qeveria të hidhet në votim, të votojë jo thjesht për interes partiak, por për interesin publik e shtetëror që t’i japim vendit Qeverinë e re”, ka deklaruar Kurti.

Me mbi një orë vonesë, nis më në fund seanca për formimin e qeverisë

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat