spot_img
E premte, 21 Nëntor, 2025
00:19
HomeKosovaZgjedhjet 2025Kurti kërkon votën në Deçan dhe Junik

Kurti kërkon votën në Deçan dhe Junik

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kandidati për kryeministër nga VV, Albin Kurti, ka thënë se Juniku është unik, me natyrën e perëndisë, bujarinë e shqiptarit, historinë e kombit e trimërinë e heronjve.

“Më 9 shkurt, bëhemi bashkë 500 mijë zemra nga secili cep i Kosovës, prej çdo cepi të botës ku jeton mërgata jonë, për numrin 118, për sovranitet e dinjitet”, ka shkruar ai.

- Advertisement -

“Juniku e ka natyrën e perëndisë, bujarinë e shqiptarit, historinë e kombit e trimërinë e heronjve. Juniku është unik. Më 9 shkurt, bëhemi bashkë 500 mijë zemra nga secili cep i Kosovës, prej çdo cepi të botës ku jeton mërgata jonë, për numrin 118, për sovranitet e dinjitet”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Ndërkohë në Deçan ka thënë se më 9 shkurt vuloset fitorja e LVV-së.

- Advertisement -

“Sot dy javë vuloset puna e mirë e qeverisjes sonë katër vjeçare dhe nënshkruhet kontrata e re për katër vjet të tjera. Nga Deçani e me Deçanin drejt fitores së madhe të 500 mijë zemrave që e duan e i duhen vendit.”, ka shkruar ai.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat