spot_img
E hënë, 9 Mars, 2026
23:54
HomeKosovaKurti: Kineastet e Kosovës po i japin zë vendit në skenat botërore

Kurti: Kineastet e Kosovës po i japin zë vendit në skenat botërore

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka çmuar rolin e kinematografeve gra të Kosovës për kontributin e tyre në skenat botërore.

“Kineastet e Kosovës po i japin zë vendit tonë në skenat botërore. Krijimi i secilës prej tyre është më shumë se vetë profesioni që bartin. Me sukseset e shumta çdo ditë e më shumë po e ngritin lart shtetin tonë”, ka shkruar ai në Facebook.

- Advertisement -

Kurti ka shpërndarë një postim të Qendrës Kinematografike të Kosovës, në të cilën vlerësohet roli i aktoreve, regjisoreve e skenaristeve si: Adriana Matoshi, Antoneta Kastrati, Arta Dobroshi, Blerta Basholli, Blerta Zeqiri, Kaltrina Krasniqi, Lendita Zeqiraj, Luana Bajrami, Norika Sefa, Sevdije Kastrati dhe Yllka Gashi.

“Me gratë e Kosovës kinemaja jonë është përherë e më afër me botën mbarë. Ato krijojnë që të tregojnë, ato punojnë që të frymëzojnë”, përfundon Kurti.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat