spot_img
E shtunë, 25 Tetor, 2025
02:36
HomeKosovaKurti: Kosova ndër vendet më të sigurta në botë për investime

Kurti: Kosova ndër vendet më të sigurta në botë për investime

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se Kosova është renditur ndër vendet më të sigurta në botë për të investuar, sipas Indeksit Global të Rrezikut dhe Qëndrueshmërisë së Investimeve të publikuar nga organizata Henley & Partners.

Në një postim në Facebook, Kurti ka theksuar se Kosova renditet në vendin e 26-të nga gjithsej 226 shtete të përfshira në këtë indeks, duke u pozicionuar e para në rajon dhe para disa shteteve anëtare të Bashkimit Evropian.

- Advertisement -

“Ky rankim i Kosovës është dëshmi e radhës e rritjes ekonomike dhe fuqizimit të sundimit të ligjit dhe sigurisë, sektorë të cilët bëjnë të mundur që të kemi ambient të përshtatshëm për të bërë biznes dhe të ofrojmë mundësi për investim në shumë fusha”, ka shkruar Kurti.

Sipas tij, ky vlerësim ndërkombëtar vjen vetëm disa muaj pasi Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) e hoqi Kosovën nga lista e Shteteve në Situata të Brishta dhe Konflikti, si dhe pak ditë pas raportit të po të njëjtit institucion që parashikon se Kosova do të ketë përsëri rritjen më të lartë ekonomike në rajon për këtë vit.

- Advertisement -

Kryeministri në detyrë ka theksuar gjithashtu se, “pavarësisht krizave globale dhe sfidave nga faktorë të jashtëm, Kosova po vazhdon të forcojë ekonominë, të përmirësojë kushtet për zhvillim socio-ekonomik dhe të krijojë një mjedis të sigurt për investime vendore e të huaja”.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat